Byroja Kosovare e Sigurimit lanson sistemin INSUREX, i njejti s’po funksionon qysh nga dita e parë

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) sot edhe zyrtarisht lanson sistemin INSUREX një inovacion në Industrinë e Sigurimeve në vendin tonë, mirëpo i njejti nuk po funskionin qysh nga dita e parë e lansimit, shkruan Mitropol.
Punonjës të kompanive të sigurimit janë ankuar në Mitropol duke treguar se megjithëse sot pritej kalimi në sistem të ri, i njejti nuk po funksionon askund në Kosovë.
“Askush s’po mundemi të lëshojmë sigurime”, thotë një nga pronarët e kompanive të sigurimit për Mitropol.
Gjatë prezantimit të sistemit, drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit z.Sami Mazreku ka thënë se prej sot, Byroja Kosovare e Sigurimit, në bashkëpunim me kompanitë e sigurimeve dhe kompaninë Quantix (si zhvilluese e softuerit), kalojnë në sistemin e ri informativ të lëshimit të policave të detyrueshme ligjore TPL dhe TPL Plus dhe menaxhimit të dëmeve respektive.
“Sistemi i ri elektronik, vjen si rrjedhojë e natyrshme e riorganizimit të byrosë, me qëllim të promovimit, avancimit dhe hapjes së mëtutjeshme të Industrise së Sigurimeve. Në kuadër të këtij riorganizimi është krijuar funksionalizuar edhe Qendra Informative, e cila do të merret me menaxhimin e sistemeve elektronike dhe avancimin e agjendes digjitale, me qëllim të ofrimit sa me të mirë të shërbimeve të sigurimit për industrinë dhe qytetaret”, ka thënë drejtori Mazreku.
Ai në fund ka bërë të ditur se gjatë vitit 2022 do të ketë edhe shumë risi që për qëllim kanë lehtësimin e punës si për qytetarët, ashtu edhe për Industrinë e Sigurimeve në Kosove.








