
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar me anë të një statusi në facebook, pas caktimit të datës për zgjedhjet e parakohshme, shkruan Mitropol.
Kurti tha se dita e zgjedhjeve është festë e demokracisë dhe se e mirëpresin caktimin e asaj date.
Postimi i plotë:
Dita e zgjedhjeve është festë e demokracisë. Ajo bëhet edhe më madhështore kur ka pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve tanë me të drejtë vote. Në të njëjtën kohë, duhet të sigurohemi që institucionet shtetërore kanë kohën e mjaftueshme për të bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që procesi zgjedhor të jetë i rregullt, i drejtë dhe demokratik. Andaj, ne e mirëpresim caktimin e datës 28 dhjetor nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, si datën më të përshtatshme për zgjedhjet e parakohshme që po na presin.








