Active 2
02KOSOVËLAJME

Caktohen seancat konstituive në komunat me shumicë serbe

Seancat për ndërrimin e pushtetit në komunat me shumicë serbe janë caktuar për 5 dhjetor në ora 11:00.

Seancat janë thirrur nga kryetarët e zgjedhur nga radhët e Listës Serbe.

Aurora Group

Lista Serbe ka fituar 10 komuna, përfshirë edhe katër komunat në veri të cilat prej 2022’ës udhëhiqen nga kryetarët shqiptarë.

Lista Serbe ka fituar në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok, Graçanicë, Novobërdë, Partesh, Ranillug, Shtërpcë e Kllokot.

Në Kllokot, seanca konstituive do të mbahet në një ditë tjetër, ndërsa në 9 komunat tjera më 5 dhjetor.

Dukato 1