Aurora Group
KOSOVËLAJME

Çanta tek Komuna e Mitrovicës, Zahiti: Nuk ka të bëjë me ndonjë gjë të dyshuar

Mëngjesin e sotëm një çantë e dyshimtë u la në oborrin e Komunës së Mitrovicës së jugut, shkruan Mitropol.

Roadside

Si shkak i këtij “alarmi” Policia e Kosovës dhe Ekipet e Deminimit dolën në vend të ngjarjes, dhe i tërë objekti u rrethua me shiritë.

TEB

Ekipet e deminimit kontrolluan çantën dhe aty nuk u gjet asgjë e dyshimtë.

Kjo u konfirmua edhe nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së jugut, Avni Zahiti.

“Pas informatës se pranuar, policia ka ndërmarrë  të  gjitha veprimeve të nevojshme si dhe kontrollin e detajuar të valixhes që  i ështe bërë nga  ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se  ne valixhe  nuk ka të  bëjë me ndonjë  gjë të  dyshuar.

Pas përfundimit të ekzaminimit rruga është liruar për qarkullim.”, tha Zahiti.

TEBTEB