Medi
KOSOVËLAJME

Çështja e dinarit: Kosova s’e pranoi ftesën e Lajçakut për takim, Serbia i përgjigjet pozitivisht

 

Një raund i ri i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është planifikuar në Bruksel për të martën, më 27 shkurt.

Medi

Ftesa është bërë nga i dërguari special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, e cila ka për diskutim dekretin për heqjen e pagesave të dinarit në Kosovë, të cilin Banka Qendrore e Kosovës e miratoi në fund të dhjetorit.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, konfirmoi ditë më parë se nga Brukseli ka pasur kërkesë që për çështjen e dinarit të ketë takim javën e ardhshme.

Por, ai ka deklaruar se nuk do të jetë pjesëmarrës në këtë takim, pasi “çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut”, duke shtuar se do të vendoset javën tjetër se kush do të shkojë.

Koha