Çështja e dinarit, Osmani: Po diskutohen disa opsione, do të ketë një dakordim këto dy ditë

Presidentja Vjosa Osmani tha se po diskutohen “një sërë opsionesh” në lidhje me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës që nga nesër e ndalon përdorimin e dinarit serb në vend.
Osmani tha se “do të ketë një dakordim këto dy ditë dhe do të kemi edhe deklarata publike”.
“Unë jam për atë që zbatimi të jetë i plotë, e jo vetëm në letër. Dhe të gjithë e dinë se për të pasur zbatim të plotë na duhet edhe përkrahja e aleatëve tanë, në mënyrë që të kemi qëndrueshmëri. Pra, mund të bëhen edhe njëra, edhe tjetra. Jam i bindur që njëra nuk e përjashton tjetrën. Mund të ruhen edhe Kushtetuta, edhe aleatët tanë”, tha Osmani.
Për këtë çështje, ajo tha se nuk ka mundur të diskutojë dje me emisarin europian, Miroslav Lajçak.







