“Çfarë budallallëku”: Xhelal Sveçla nervozohet pak me pyetjen që ia bën gazetari për Vlora Çitakun

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i ftuar në një intervistë në Radiotelevizionin e Kosovës është pyetur në lidhje me kritikat që ka marrë Qeveria për mënyrën se si janë mbajtur zgjedhjet në veri të vendit.
Specifikisht, Sveçla u mor me nënkryetaren e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku të cilën e përmendi edhe gazetari që ia shtroi pyetjen.
Sveçla deklaroi se ka pasur vendvotime të rregullta, duke pyetur se “Çfarë budallallëku është me u marrë me formën”.
“Çfarë budallallëku është kjo me u marrë me formë, kjo është forma. Çka ka dashur Vlora Çitaku, që ne t’i hapim me dhunë shkollat?… Disa vendvotime kanë qenë në kontejnerë, unë kam stacione policore që 23 vjet që janë në kontejnerë. Pse Vlora Çitaku s’ka folë deri më tash për këtë?” – tha ai.
Sveçla, në fund deklaroi si vijon: “Por kjo është banalizim i një procesi jashtëzakonisht të suksesshëm”.
Ndërkohë, Komisioni Qendror Zgjedhor dje ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet që u mbajtën të dielen në veri.
Sipas këtyre rezultateve, Mitrovicën Veriore dhe Leposaviqin e ka fituar Vetëvendosje, ndërsa Zubin Potokun dhe Zveçan e ka fituar Partia Demokratike e Kosovës (PDK)./Nacionale/







