Çfarë thuhet për Kosovën në marrëveshjen e koalicionit për formimin e qeverisë gjermane

Rreth dy muaj pas zgjedhjeve federale, SPD, të Gjelbrit dhe FDP prezantuan sot marrëveshjen e tyre të koalicionit për një qeveri të përbashkët. Deri tani, ata kishin heshtur për shumë detaje.
Kandidati i partisë socialdemokrate gjermane, Olaf Scholz tha se tre partitë kishin arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re të Gjermanisë.








