KFC
KOSOVË

Cili është fati i Golf 1-shit kur drejtësia e sekuestron: A shitet për hekër apo qitet në ankand?

A ju ka shkuar ndonjëherë ndër mend: ku lihet një Golf 1, kur sekuestrohet si pasuri në një proces gjyqësor? Dy Golf 1-sha u përmendën sot në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe për të dy, u tha se më mirë është të shiteshin për hekur…

Florenti Company

Këshilli Prokurorial i Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e radhës ku veç tjerash, diskutoi edhe raportin tremujor (tetor – dhjetor 2024).

TEB

Shqipdon Fazliu, koordinator kombëtar për luftimin e krimit ekonomik, ka treguar për të gjeturat e raportit, kryesisht ato që lidhen me konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

Sipas raportit, në këtë tremujor janë konfiskuar pasuri në vlerë prej 207 mijë euro në 7 raste, ndërsa vlera e pasurive të sekuestruara ka arritur mbi 3,7 milionë në 51 raste.

Fazliu në një moment ka treguar edhe për sekuestrimin e dy Golf 1, për të cilët, tha se sipas rekomandimeve, ata duhet të shiten për hekur, e jo të mbahen pasi që ‘nëse të njëjtin vendosen në ankand’ shumë më shtrenjtë mund t’i kushtojë shtetit sesa vetë vlera e pasurisë së sekuestruar (në këtë rast fjala është për Golf 1).

“Ka prokurori dhe prokurorë që më tepër se pesë apo gjashtë vite i kanë veturat e sekuestruara por nuk kanë paraqitur kërkesa për shitje dhe po dëmtohet buxheti i shtetit. Tani mbetet te ju që të vlerësohet një mosveprim i tillë”, tha veç tjerash Fazliu.

Ndërkaq, kur përmendi që në raport ka një rast sekuestrimi të një Golfi 1, ai tha se ‘ata në vend duhet të shiten për hekur’ sepse çdo procedurë tjetër jashtë kësaj metode, i kushton më shumë buxhetit të shtetit.

“Prokuroria Themelore në Prizren, bëhet fjalë për një veturë Golf 1, kemi theksuar që Agjencia duhet të ftohet në vendin ku ka ndodhur konfiskimi në fjalë që të shitet për hekur sepse një veturë e tillë nëse ndiqen procedurat e bartjes apo transportimit të veturës në fjalë apo organizimit të ankandave, sjell më shumë dëme për buxhetin e Kosovës sesa dobi.

Një rast tjetër, është rasti nën 4, Prokuroria Speciale, fjala për konfiskim të mbi 2 mijë euro para të gatshme dhe disa telefona. Mendojmë se duhet të ngritet diskutim në mënyrë që rastet e tilla nuk duhet t’i takojnë profilit të PRSK-së dhe Specialja të merret me raste më të mëdha dhe profilet më të mëdha që ka vendi.

Edhe rasti 6 vjen nga Prokuroria e Prizrenit dhe ka të bëj me një Golf 1, dhe edhe aty vlenë ajo që thamë më herët”, tha Fazliu duke prezantuar raportin tremujor.

“Në tre mujorin e fundit janë raportuar pasuri të konfiskuara në shumën e 207 mijë euro, në 7 raste, ndërsa vlera e sekuestrimeve për këtë tre mujor e kap vlerën e mbi 3,7 milion euro pasuri të sekuestruara apo në 51 raste të ndryshme. Kjo është një veçori pozitive… Për dallim nga hera e kaluar, ku nuk kemi pasur as një kërkesë nga PS këtë tre mujor janë shfaqur katër kërkesa për shitje… Në gjatë ditëve dhe javëve të kaluara kemi kërkuar nga ana e koordinatorëve lokal që të intensifikohet puna në paraqitjen e kërkesave të tilla, nga përgjigja që kemi pranuar shihet se ka Prokurori dhe prokuror që nuk kanë kthyer fare përgjigje në këtë çështje”, tha ai.

Market Florenti