KOSOVËLAJME

Çitaku: PDK do të jetë partia e parë, duhet mobilizim t’ia shkurtojmë rrugën Kurtit

“Partia Demokratike e Kosovës do të dal partia e parë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.”

Kështu është shprehur nënkryetarja e këtij subjekti, Vlora Çitaku.

Koha
Market Florenti
Florenti Company

Në një intervistë për “IndeksOnline”, ajo ka thënë se është mëse i nevojshëm mobilizimi i përgjithshëm i strukturave të PDK-së për zgjedhjet që, sipas saj, do të mbahen këtë vit.

“…besojmë se do të mbahen sa më parë. Kosova ëhtë duke kaluar në një periudhë jo të lehtë. Sot është i rëndësishëm fati i Kosovës. Duhet të jemi më aktiv, terren dhe sa më parë t’ia shkurtojmë rrugën kësaj Qeverie”, është shprehur ajo.

Sipas Çitakut, në mbledhjen e sotme të Këshillit Drejtues padyshim se diskutimi është mobilzimi i gjitha strukturave të PDK-së, angazhim dhe punë në terren.

“Ne do të jemi partia e parë”, ka thënë ajo.