KOSOVËLAJME

Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se kjo parti në thelb nuk ka vija të kuqe me askënd për koalicion.

Ajo tha se vijat e kuqe janë shpikur nga Vetëvendosje.

Market Florenti
Koha
Florenti Company

“Ne mendojmë se me Lëvizjen Vetëvendosje e kemi të vështirë të realizojmë planin tonë, mirëpo duhet të zhveshët nga këto termat e rëndë përjashtues e ndonjëherë edhe linçues”, tha ajo.

Ajo përmendi koalicionin e PDK-Vetëvendosje në Gjilan dhe Podujevë, që sipas saj nuk funksionoi.

Çitaku u shpreh e bindur Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të dalë në opozitë.

“Po e them me siguri të plotë, jo me arrogancë.”, u shpreh ajo.