Medi
KOSOVËLAJME

Çka është “Cveklla”, emri me të cilin Ramush Haradinaj e thirri ministrin Sveçla?

Ramush Haradinaj është shprehur i mllefosur se si Lëvizja Vetëvendosje e akuzonte se po mban në punë një person të korruptuar si Nexhat Krasniqi, që njihet si “baba i tenderëve në Kosovë”, derisa tash vetë ministri Liburn Aliu po punon bashkë me Krasniqin në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si Udhëheqës i Divizionit të Prokurorimit.

Në mllef e sipër, Haradinaj ka filluar t’i përmend me radhë të gjithë udhëheqësit e Vetëvendosjes që e akuzonin se po “punon me një hajn” dhe kur ka përmendur ministrin e punëve të Brendshme në vend se të thotë Xhelal Sveçla, ashtu siç edhe quhet ministri, Haradinaj tha Xhelal “Cveklla”.

London

“Po kërkoj sqarim për korrupsion”, ka thënë Haradinaj, duke folur në Kanal 10, televizion në Kosovë.

“Unë po ju kërkoj çfarë u bë me Nexhat Krasniqin, u bë ai i mirë, apo jeni bërë edhe ju Nexhata, a është Albini Nexhat? Sa e ka përqindjen Albini, sa e ka Liburni (Aliu), Sa e ka Durmishi (Hysen), sa e ‘Cveklla’ (Xhelal), sa e ka Albulena Haxhiu? A ia japin ndonjë edhe Glaukut?”, ka pyetur Haradinaj.

“Kjo është pyetje serioze, unë po e bëj vazhdimisht”.

Do të dukej se Haradinaj kishte bërë një “lapsus linguae” kur në vend të Sveçla tha Cveklla, por kur e përsëriti disa herë u kuptua se nuk ishte rrëshqitje gjuhe.

“Cvekla” është fjalë serbe, e cila në alfabetin cirilik shkruhet “цвекла“ dhe në shqip përkthehet si “panxhar i kuq”.

Panxhari është bimë barishtore me gjethe të mëdha vezake e me tufë afër rrënjës dhe me një zhardhok të tultë, të madh, të rrumbullakët sipër e me majë poshtë.

Kjo bimë përmban sheqer në sasi të ndryshme sipas llojit. Nga panxhari nxirret sheqer, apo përdoret për ushqim.

Përkundër se Haradinaj mund ta ketë menduar si ofendim për ministrin kur e quajti “Cvekla”, më shumë tingëllon si lëvdatë, sepse i bie t’i ketë thënë Xhelal Sheqeri.

Haradinaj nuk është pyetur, prandaj as nuk e ka shpjeguar gjatë emisionit, përse po ia deformon mbiemrin ministrit.

Dukato 1