
Rastet e dhunimeve në Kosovë nuk kanë të ndalur. Rasti i fundit i kësaj natyre është shënuar dje në Mitrovicë, njofton Mitropol.
Viktima e dhunës ka njoftuar rastin në Polici, me ç’rast i dyshuari për dhunim është arrestuar nga Policia e Kosovës.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.
Raporti i plotë:
Mitrovicë Jugu .03.2022 – 09:15. Viktima femër kosovare ka njoftuar se është dhunuar nga i dyshuari kosovar. I dyshuari është arritë të arrestohet dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.








