Medi
02LAJME

Çudi: Mujes tani po i pengon çerdhja në Shipol, por nuk ka asnjë kritikë për çerdhen në Tavnik që po ndërtohet nga qeveria dhe nuk i shihet fundi

Gazmend Muja, dikur adhurues dhe mbështetës i madh i PDK-së, kishte përfituar duke u emëruar këshilltar në një ministri të udhëhequr nga kjo parti.

Ai më pas u bë edhe asambleist i PDK-së në Mitrovicë dhe pjesë e degës së saj. Duke shfrytëzuar këtë pozitë, arriti të punësonte edhe gruan e tij në QKMF – punësim që më herët pushteti i VV-së ia mohonte

Dukato 1

Por, pasi nuk gjeti vend në listën e PDK-së, Muja ndryshoi krejtësisht bindjet e tij duke kaluar në VV, parti të cilën më herët e kritikonte. Për të arritur deri këtu, ai kishte nisur një fushatë sulmi ndaj punëve të Komunës së Mitrovicës, duke thënë se nuk kishte asnjë punë të mirë.

Për çudi, sot ai u ankua për çerdhen në Shipol – një objekt i lënë dikur në mëshirën e fatit dhe pothuajse i shkatërruar në mandatin e kaluar por që fatmirësisht u rregullua dhe tashmë është gati të presë fëmijët e parë.

E çuditshme mbetet se Gazmend Muja nuk ka asnjë kritikë për çerdhen në lagjen e tij, në Tavnik, të nisur nga qeveria, e cila pas pesë vitesh qeverisje ende nuk duket afër përfundimit.

Dukato 1