Aurora Group
02LAJME

Çudira në Vushtrri – Pllakat e sheshit të ri vendosen me dhe ndërmjet, duke krijuar terren për bar

Projekti për ndërtimin e sheshit të ri në qytetin e Vushtrrisë po ngre pikëpyetje serioze për cilësinë dhe profesionalizmin e punimeve që po kryhen, shkruan Mitropol.

KFC

Fotot e siguruara nga Mitropol tregojnë një situatë jo të zakontë në zonën ku po vendosen pllakat e betonit. Ato janë vendosur me një distancë prej rreth 6 centimetrash nga njëra-tjetra, hapësira këto që po mbushen me dhé, duke krijuar kështu kushte ideale për mbirjen e barit dhe jo për një sipërfaqe urbane të qëndrueshme.

TEB

Sipas pamjeve, në pjesën e poshtme të pllakave është vendosur një shtresë guralecësh, që supozohet se janë për të parandaluar mbirjen e barit. Megjithatë, fakti që hapësirat ndërmjet pllakave mbushen me dhe e bën këtë përpjekje të kotë, pasi dheu sipërfaqësor është një substrat i përsosur për bimësi.

Ky projekt, që duhet të përfaqësojë një investim në përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe bukurinë estetike të qytetit, për momentin duket më shumë si një shembull i keqmenaxhimit teknik. Banorët kanë nisur të shprehin pakënaqësi për mënyrën se si po realizohet ky shesh, ndërsa mungesa e transparencës dhe mbikëqyrjes profesionale shton dyshimet për efektshmërinë e këtij investimi publik.

Mbetet të shihet nëse autoritetet komunale do të japin një shpjegim për këtë mënyrë të pazakontë ndërtimi dhe nëse do të ndërmarrin masa për të përmirësuar standardin e punimeve në këtë projekt të rëndësishëm për qytetin./Mitropol/

DF8B99F6-8B3D-4017-9A3C-2E37F85E50CC.jpeg

BFBC3781-73F2-4B8C-AAA5-AEB4C4279E27.jpeg

76119114-7995-4164-82CF-0DBA9F39A9E4.jpeg

BF4D4BC7-2D1B-4B2F-A3D2-967B3D97EAE6.jpeg

77D595BB-7FFA-46F0-9956-B0E472E92FDD.jpeg

Market Florenti