Premium Store
KOSOVËLAJME

Çudira nga Kosova: Ka mbi 50 vjet që nuk jeton, propozohet të shpallet i vdekur në vitin 2021

Gjykata Themelore, Dega në Podujevë, pas 51 vjetësh ka shpallur një afat 15 ditor për ta konstatuar vdekjen e një personi, që nuk ishte regjistruar si i vdekur në Zyrën e Ofiqarisë, raporton Demokracia.com.

Nëse në afatin prej 15 ditësh, nga data e publikimit të kësaj shpallje, ai person ose ndonjë person që di ndonjë informatë për B.H. nuk lajmërohet, gjykata ka paralajmëruar se do të bie aktvendim, sipas propozimit të djalit të të vdekurit, për ta shpallur të vdekur.

Weelnes

“(Emri i të vdekurit) ose kush din diçka për personin, për kontakt, për vendndodhjen menjëherë të lajmëroi Gjykatën Themelore Prishtinë-Dega Podujevë”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Gjykatës Themelore në Podujevë.

Ky vendim është marrë bazuar në nenin 53, 73 dhe 74 të Ligjit për Procedurën Jokontestimore, raporton Demokracia.com.

Sipas nenit 53 të këtij ligji, në shpalljen për fillimin e procedurës për shpalljen e zhdukjes së personit nga propozimi, tregohen rrethanat qenësore mbi të cilat mbështetet propozimi, bëhet ftesa që ai të lajmërohet, kurse personat tjerë, që kanë informata për të, ftohen që gjykatës brenda afatit tre mujor nga dita e shpalljes, t’ia parashtrojnë ato, transmeton Demokracia.com.

Ndërsa, sipas nenit 73 të këtij ligji, në qoftë se vdekja faktike e një personi nuk mund të provohet me anë të dokumentit të parashikuar me ligjin për librat amzë, çdo person që ka interes juridik të drejtpërdrejtë dhe organi i kujdestarisë mund t’i paraqesin propozim gjykatës që me aktvendim të konstatojë vdekjen të këtij personi.

Afatet përkatëse në procedurën e të provuarit të vdekjes nuk mund të jenë më të shkurta se 15 ditë e as më të gjata se 30 ditë.

Koha