Medi
KOSOVËLAJME

Çudira nga Kosova: Punëtori shëndetësor keqpërdorë të dhënat personale pacientes e i shkruan: Mu doke çikë e mirë

Procesi i vaksinimin në mbarë vendin po shkon sic duhet, e në raste si pasojë e shtimit të interesimit po ka edhe pritje të gjata.

E nga të tilla pritje, e nga ky proces, qytetarët nuk po marrin vetëm vaksina.

Tripika

Kjo pasi që një vajzë në Prizren, QVC Salla sportive ‘Sezair Surroi’ menjëherë me të kryer procesin e vaksinimit ka marrë një mesazh në telefonin e saj.

Një punonjës shëndetësor sic bëjnë të ditur lexuesit për IndeksOnline, ka keqëpërdorur të dhënat personale, duke I shkruar asaj se gjoja i kishte lënë përshtypje të mirë.

Të irrituar me këtë rast, familjarët kanë kërkuar që të merren masa ndaj të njëjtit, nga organet kompetente, për keqpërdorim të të dhënave personale.

Active 1