KOSOVËLAJME

Çun Lajçi në stilin e Petrovcit, e pengon futja e ish-komandantëve të UÇK-së në politikë: Për çka i hodhën uniformat?

Fushata

Aktorit të njohur Çun Lajçi, i cili njihet si mbështetës i kryeministrit Albin Kurti, duket se i pengon futja e ish-komandantëve të UÇK-së në politikë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shtruar disa pyetjet për ish-komandantët që kanë lënë ushtrinë dhe iu janë futur politikes.

Florenti Company

Ai ka vlerësuar se Ramush Haradinaj, Agim Çeku, Rrustem Mustafa dhe komandantët e tjerë duhet të tregojnë pse kanë lenë uniformat dhe iu kanë futur politikes.

“E di se po bahem i tepërt, por kur rrin n’rrugë gjithë ditën, të bien n’dërmend njimijë gjana e po si shënove, ato humbin, “nuk t’vjen vera kah dera gjithmonë”, – kan thanë dhe ashtu asht! Tue i pa se si po i hapin krahët sheshit do ish komandantë, m’ra ndërmend nji bisedë e Hysen Berishës, në nji televizion, që fliste për bukën e ushtarëve, (se i ka kapë gazepi mos nuk po kan çka me hangër), e pse po e lëshojnë shërbimin, e tha; – “nuk e lëshon ushtrinë ushtari për bukë, pa e pasë nji gazep t’madh”, – e deshta ta pyes ate e komandant Ramushin, komandant Rrustemin, komandant Agimin e shumë komandatë tjerë, për çka i hudhën uniformat? Pse i lan jetim ushtarët n’kazerma? Pse s’patën bukë apo për nji lakmi ma t’madhe! – Apo na “duheshin për politikë” si njerëz të rrallë të soit t’vet! Nejse, s’po flas ma shumë se nuk m’bjen mirë!”, ka shkruar Lajçi.

Kohë më parë, edhe aktori Enver Petrovc kishte shprehur kritika të ashpra ndaj ish-komandantëve të UÇK-së që iu kishin futur politikes.

Madje, ai kishte kaluar edhe në fyerja ndaj tyre, duke thënë se po mos të ishte lufta ata do të ishin vetëm mësues fshati.