Active 2
02LAJME

“Dal unë prej burgut…” – Ky është i akuzuari që e kërcënoi gjyqtarin e Gjykatës së Mitrovicës

Jo rrallëherë ka pasur incidente në gjykatat e vendit, qoftë para ose pas seancave apo edhe gjatë zhvillimit të tyre. Palët që marrin pjesë në seanca shpesh përfshihen në konflikte verbale mes vete, por ka raste kur kërcënojnë prokurorët e gjyqtarët.

Një rast i tillë ka ndodhur dy ditë më parë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj.

Dukato 1

Sinjali mëson se gjatë një seance gjyqësore, një person që po gjykohet për vepra të ndryshme penale, ndërkohë që vuan dënimin për një rast të mëhershëm, e ka kërcënuar kryetarin e trupit gjykues.

Bëhet fjalë për Hysni Fejzën, rreth 35-vjeçar.

Bazuar në informacionet e para, i dyshuari i revoltuar e ka kanosur gjyqtarin, ku ndër të tjera i ka thënë se “Dal unë prej burgut se nuk rri gjithmonë, e shohim…”, thonë tutje të njëjtat burime.

Policia dhe Prokurori i Shtetit janë vënë në dijeni për rastin, teksa i dyshuari është dërguar në Burgun e Dubravës.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

Active