Danijela Vujiçiq “tregon” çfarë ndodhi gjatë prezantimit të Draftit: Kurti m’u drejtua vrazhdë, Vuçiq i tha jam presidenti yt

Duke folur për Draft-Statutin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe e paraqitur në Bruksel më 2 maj, ish-kryesuesja e Ekipit Menaxhues përgjegjës për hartimin e këtij Drafti, Danijela Vujiçiq, ka folur për prezantimin më shumë se 30 minutësh dhe pikat të cilat Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kundërshtuar në plotni.
Në një intervistë për median e Beogradit “Novosti”, ajo tha se Kurti kundërshtoi Nenin 2 ku flitet “për territorin e Asociacionit dhe simbolet”; Nenin 17 që “parasheh” që Asociacioni të menaxhojë prona dhe asete publike, infrastrukturë dhe burime natyrore. “Ata e vënë në diskutim pjesën e të drejtës së Asociacionit të Komunave Serbe për të marrë para nga buxheti i Serbisë, si dhe Nenin 54 e cila i referohet faktit se Asociacionit i përkasin të mirat në përdorim të përgjitshshëm – rrugët, urat, tunelet, hekurudhat, parqet”, ka thënë Danijela Vujiçiq, raporton Nacionale.
Duke folur për ecurinë e takimit të Nivelit të Lartë gjersa po paraqtijes drafti, ajo tha se i kishte 30 minutë kohë për ta shpalosur por se ka kërkuar edhe më shumë kohë, për çka pretendoi se Kurti i është drejtuar me nervozizëm “edhe sa kohë të duhet?”.
“Kurti me paturpësi dhe vrazhdësi pyeti ‘edhe sa kohë ju duhet’, sepse ishte i inatosur nga përshëndetja që Presidenti (i Serbisë, Aleksandar Vuçiq) ma bëri mua dhe koleges Beloviq – ku jeni serbet e mia nga Kosova serbe? Kurti dhe Bislimi po bënin shaka e qeshnin në mënyrtë tallëse. Unë vazhdova sepse e di me kë jam e kë e përfaqësoj – popullin tim nga Kosova”, ka thënë ajo.
“Presidenti Vuçiq reagoi dhe në sallë ra heshtja. Ndaj vërejtjes së Kurtit se unë jam një zyrtare serbe – deputete në Parlamentin e Serbidë – duke dashur të insinuojë se i përksaj një shteti tjetër, presidenti Vuçiq iu përgjigj me fjalët: ‘Unë jam këtu dhe jam presidenti i juaj’”, ka thënë mes tjerash ajo.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me të përfunduar takimi i Nivelit të Lartë më 2 maj në Bruksel, njoftoi se ka “dekomisionuar“, përkatësisht shpërbërë, Ekipin Menaxhues përgjegjës për draftimin e Statutit të Asociacionit. Përveç kësaj, ky Draft ishte “dëshirë e zjarrtë për Republikë Serbe” në Kosovës, tha kryeministri. Si kundërpeshë ndaj këtij Drafti, ai kishte shkuar edhe me një “draft-Vizion” për të cilin tha se ishte “frymëzuar” nga modeli kroat për pakicën serbe. Gjë që e refuzoi në të parën pala serbe.
Bashkimi Evropian e ka kundërshtuar menjëherë shpërbërjen e Ekipit Menaxhues, dhe konstatoi se Kosova “ka shkelur germën dhe frymën e marrëveshje” të dialogut të Brukselit me një vendim të tillë. BE thotë se Ekipi Menaxhues duhet të jetë “në vend” deri në miratimin e një statuti final për themelimin e Asociacionit të Komunave të banura me shumicë serbe.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në anën tjetër, u shprehën se të dy verzionet ishin “serioze” dhe se tash pritet që palët “të gjejnë një mes” duke rafinuar propozimet e tyre fillestare. Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i shtetit është shprehur se themelimi i këtij Asociacioni është edhe parakushti i nisjes së zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.
Ndërmjetësi sllovak i BE’së për Dialogun Kosovë-Serbi, në lidhje me Draft-Statutin e paraqitur më 2 maj tha se “nuk ishte përfundimtar” por “pikënisje e rëndësishme” për bisedimet që tashmë këtë muaj do të barten në nivel kryenegociatorësh. Në takimin e 2 majit, Lajçak tha se “palët bënë hapin e rëndësishëm dhe simbolik drejt themelimit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe“./Nacionale/








