Medi
KOSOVËLAJME

Dardan Molliqaj zgjidhet edhe për një mandat kryetar i PSD-së

Partisë Socialdemokrate ka mbajtur sot Kuvendin zgjedhor ku zgjodhi organet drejtuese të partisë për katër vitet e ardhshme.

Me shumicë votash, u zgodh Këshilli Drejtues i përbërë nga 101 anëtarë, Kryetari i partisë, Dardan Molliqaj me 123 vota pro, 1 votë kundër dhe 4 abstenime.

Market Florenti

Njoftimi i PSD-së:

Kuvendi zgjedhor i Partisë Socialdemokrate i mbajtur sot, me 28.01.2024 zgjodhi organet drejtuese të partisë për katër vitet e ardhshme.

Me shumicë votash, u zgodh Këshilli Drejtues i përbërë nga 101 anëtarë, Kryetari i partisë, Dardan Molliqaj me 123 vota pro, 1 votë kundër dhe 4 abstenime. Gjithashtu u bën disa plotësime dhe ndryshime statusore.

PSD angazhohet për liri, barazi, mirëqenie dhe qytetari aktive. Pëballë pushtetit autoritar dhe populist, ne qëndrojmë të palëkundur në vlerat tona progresive.

Ashtu siç jemi angazhuar deri më sot, edhe në të ardhmën PSD-ja do të jetë kundërshtare e pakompromis ndaj këtij pushteti.

Koha