Dashuria është mbi të gjitha, Përparim Rama kurorëzon çiftin e parë, njëri nga ta është me nevoja të veçanta

Përparim Rama sot ka kurorëzuar çiftin e parë si kryetar i komunës, shkruan Mitropol.
Ajo çka vërehet këtu është dashuria mes çiftit, njëri prej partnerëve, burri, është me nevoja të veçanta. Mirëpo, një element i tillë nuk ka qenë pengesë dhe në fakt është tregues se dashuria triumfon mbi të gjitha.
Në anën tjetër, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka uruar çiftin për martesën, duke iu uruar fat dhe shëndet në jetën e tyre. /Mitropol/








