Premium Store
KOSOVËLAJME

Del video e 10 të maskuarve që u arrestuan në shesh

Sot gjatë pasdites “Mitropol” raportoi ekskluzivisht se Policia e Kosovës arrestoi 10 persona pasi të njejtit u shfaqën të maskuar në formë grupore në sheshin e Prishtinës.

Burime të mirëinformuara të “Mitropol” brenda Policisë së Kosovës kishin bërë të ditur se këta 10 persona të maskuar kishin pranë vetes edhe qenë, duke ngjallur frikë të madhe tek kalimtarët.

London

Siç bëhet e ditur, maskat dhe qenët ishin pjesë e një koreografie, pasi të njejtit ishin duke incizuar një video-klip në shesh, mirëpo, për këtë veprim nuk kishin kërkuar leje nga Policia e Kosovës e as nga Komuna e Prishtinës.

Të njejtëve siç raportoi  “Mitropol” u janë konfiskuar 15 maska.

Portali mëson se ndaj të njejtëve Policia e Kosovës ka shqiptuar gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Pas raportimit nga ”Mitropol”, mediumi Kallxo.com ka siguruar edhe një video nga vendi i ngjarjes.

00:00

00:05

 

 

“Sot rreth orës 18:00, në shesh në Prishtinë, policia ka ndalur dhe shoqëruar në stacion policor 10 persona. Personat në fjalë të cilët me vete kishin dy qen, kanë parakaluar  në sheshet e Prishtinës të maskuar duke u shkaktuar shqetësim qytetarëve që ishin prezentë në atë zonë”, ka thënë për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.

Koha