Medi
KOSOVËLAJME

Del video e kidnapimit të policëve kosovarë nga Njësia Speciale e Serbisë

Pjesëtarët e njësive speciale të policisë serbe kanë “kidnapuar” sot tre policë të Kosovës.

Mediet serbe kanë publikuar edhe pamjet e policëve kosovarë të arrestuar.

Aksioni i Policisë serbe ishte aksion special i koordinuar.

Active

Serbët kanë publikuar edhe emrat e policëve që janë kidnapuar në një grup në telegram, shkruan “Mitropol”.

Dyshohet se emrat e tre policëve janë: Rifat Zeka, Beqir Sefa dhe Shem Mustafa

Novosti thotë se edhe presidenti Vuciq është i njoftuar.

Kidnapimin e policëve e konfirmoi edhe Policia e Kosovës dhe ministri Xhelal Sveçla përmes një komunikate.

eKiosk