
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas publikimit të raportit nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Ajo ka thënë se ky raport dëshmon se qeveria ka dështuar të ndërtojë institucione të pakorruptuara.
Postimi:
Se në çfarë gjendje e ka sjellur vendin Qeveria Kurti, flet më së miri Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejta të Njeriut, i cili shpërfaq më së miri paaftësinë e kësaj Qeverije për të ndertuar institucione të pakorruptura dhe kredibile.
Raporti flet për korrupsion serioz qeveritar dhe mosndëshkim të zyrtarëve qeveritar, probleme me pavarësinë e gjyqësorit, kufizimet serioze ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, dhunë të gjerë me baza gjinore, përfshirë dhunë në familje, krimet të dhunshme, apo kërcënimet për dhunë ndaj pakicave etnike dhe komunitetet e tjera.
Raportet për Kosovën do të vazhdojnë të përkeqësohen në një Qeveri në të cilën politikanët tentojnë të frikësojnë mediat.