Deliu-Kodra: Uroj që hapjen e Urës së Ibrit nuk e kanë shtruar si temë diskutimi me palën serbe
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi duhet t’iu tregoj qytetarëve se çka ka diskutuar në Bruksel me Lajçakun.
Ajo shkruan se “uroj që hapjen e Urës së Ibrit nuk e kanë shtruar si temë diskutimi me palën serbe. Ky cënim i sovranitetit dhe kushtetutës tonë, do të ishte i papranueshëm”.
Postimi i plotë:
Sot dhe asnjë ditë më vonë, zëvendëskryeministri Bislimi duhet t’u tregoj qytetarëve për çfarë kanë biseduar me emisarin Lajçak dje në Bruksel. Uroj që hapjen e Urës së Ibrit nuk e kanë shtruar si temë diskutimi me palën serbe. Ky cënim i sovranitetit dhe kushtetutës tonë, do të ishte i papranueshëm. Zëvendëskryeministër, dil sot edhe fol!