Aurora Group
KOSOVËLAJME

Dënohet me 13 vite burg serbi Dushko Arsiq për krime lufte ndaj shqiptarëve në vitin 1999

Serbi Dushko Arsiq është shpallur fajtor për krime lufte për vitin 1999.

Arsiq është dënuar më 13 vite burg.

Weelnes

Kështu ka vendosur trupi gjykues, me kryetar Vesel Ismailin në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Sipas aktakuzës, Arsiq ngarkohet se ka marrë pjesë në vrasjen e shqiptarit Brahim Shala më 20 prill 1999 në Butovc të Prishtinës.

Ai gjithashtu akuzohet se ka malltretuar fizikisht dhe psiqikisht të dëmtuarin Artan Krasniqin.

Arsiq akuzohet se ka qenë pjesë e policisë serbe dhe grupeve paramilitare.

Koha