Aurora Group
KOSOVËLAJME

Deputeti i VV-së: Do të thyejmë rekord të ri, do t’i marrim 60 % të votave në zgjedhjet e ardhshme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi ,në një prononcim për GazetaBlic, tha se mazhoranca është gjithmonë e gatshme për zgjedhje dhe pohon deklaratën e kryeministrit Kurtit se Kosova është gjithmonë e gatshme për zgjedhje të reja dhe se mund të ndodhin në vjeshtë ose dimër.

“Ne vazhdimisht si mazhorancë e kemi thënë se jemi të gatshëm për zgjedhje, unë si kryetar i LVV-së për komunën e Obiliqit natyrisht e pohoj këtë deklaratë të kryeministrit Kurti që jemi të gatshëm për zgjedhje”, deklaroi ai.

Dukato 1

Sipas Thaçit, VV bashkë me Guxo dhe Alternatinativën do të thyejnë rekord të ri me mbi 60 për qind të votave.

“LVV-ja bashkë me Listën Guxo dhe Alternativën do të korrim një sukses të ri, pra do të thyejmë një rekord të ri e që unë mendoj që do të arrijmë 60% të votave”, shtoi deputeti nga radhët e LVV-së Halil Thaçi.

Active