KOSOVËLAJME

Deputeti i VV-së: Jemi të gatshëm për zgjedhje qysh këtë javë – në zgjedhjet e ardhshme do të thyejmë rekord të ri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi ditë më parë se është i gatshëm për zgjedhje nëse dëshiron opozita dhe se Vetëvendosje do ta ndihmojë atë me numrat për mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

Por, nga Vetëvendosje më pas u shprehën se s’ka arsye për të shkuar në zgjedhje.

E, kryetari i kuvendit Glauk Konjufca deklaroi se duket se mazhoranca s’ka gatishmëri për të shkuar në zgjedhje.

Florenti Company
Market Florenti
Koha

Për këtë tërheqje të VV-së, ka folur deputeti i kësaj partie, Halil Thaçi.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se VV është e gatshme për zgjedhje, qoftë këtë javë apo këtë muaj, por që personalisht nuk sheh mundësi për zgjedhje këtë vit.

“Si VV jemi të gatshëm gjithmonë për zgjedhje qoftë edhe këtë javë apo këtë muaj, mirëpo unë personalisht nuk shoh ndonjë mundësi se do të kemi zgjedhje këtë vit”, shprehet ai.

Thaçi shprehet i bindur se Vetëvendosje do të thyejë rekord të ri me rezultatin në zgjedhjet e ardhshme.

“Kur jemi te përqindja e zgjedhje dua t’ju them se Lëvizja Vetëvendosje do ta thyejë edhe një rekord të ri në zgjedhjet që do të vijnë”, deklaron deputeti i VV-së, Halil Thaçi.