Pellini
02KOSOVËLAJME

Deputeti i VV-së: KFOR-i të përmbush misionin e tij ose barrikadat i heq Policia e Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se KFOR-i duhet të përmbush misionin e tij ose barrikadat i heq Policia e Kosovës.

“KFOR-i kërkoi pak kohë për heqje barrikadash, ndërsa sot pas 14 ditëve thotë se kjo çështje duhet të zgjidhet me dialog.”, ka shkruar Abrashi në një postim në Facebook, shkruan “Mitropol”.

Premium Store

“Si ndodhi kjo që nga pak kohë për heqje të barrikadave të kalojmë te negocimi me krimin dhe bandat kriminale e të armatosura. Kjo është vërtetë e papranueshme. KFOR-i të përmbush misionin e tij ose barrikadat i heq Policia e Kosovës ashtu siç ka shprehur gatishmërinë dhe ka kapacitetin. Rendi dhe ligji nuk mund të dialogojnë me bandat kriminale”, ka shkruar mes tjerash Abrashi.

Premium Store