Market Florenti
LAJME

Deputeti mitrovicas në Suedi falënderohet nga KE për shpëtimin e foshnjës në lumin Moraça

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Tiny Kox, në mbledhjen e sotme të këtij institucioni e ka falënderuar deputetin shqiptar në Parlamentin e Suedisë, Adnan Dibrani, për veprimin e tij që ka bërë duke e shpëtuar një foshnje nga vdekja në lumin Moraça në Podgoricë.

Falënderimit të Kox iu bashkuan edhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë që ishin në sallën e Këshillit të Evropës.

Market Florenti

Më 20 mars të këtij viti në lumin Moraça në Podgoricë ishte mbytur një grua, teksa foshnja e saj, ishte nxjerrë e gjallë nga aty nga deputeti Dibrani.

Prezenca e mitrovicasit Adnan Dibrani, rezultoi të vijonte aty, duke qenë pjesë e misionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që pasoi ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi.

Weelnes