Deputeti Zemaj thotë se nëse VV-ja ka vota nga Lista Sërbe, le të ketë votim të hapur, jo të fshehtë

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj ka thënë së nëse Lëvizja Vetëvendosje ka marrëveshje me Listen Sërbe për votim të Kryetar të Kuvendit, votimi të bëhet haptazi, jo fshehurazi, raporton Mitropol.
Armend Zemaj, i ftuar në emisionin FIVE, tha poashtu se Vetëvendosja nuk po e pranon humbjen, ndërsa LDK-ja ka ofruar zgjidhje konkrete, me idenë e krijimit të një qeverie të tranzicionale.
“Ne kemi dhënë përgjigje të qartë që nuk mund të qeverisim së bashku. Mendojmë që dalja nga kriza i takon gjithë spektrit politik”, tha Zemaj./Mitropol/.