Deputetja e AAK-së: Një kosovarit i është kërkuar nga një ambasadë e Kosovës t’i nxjerrë dokumentet serbe

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka thënë se një kosovarit i është rekomanduar nga një ambasadë e Kosovës që të nxjerrë dhe të pranojë dokumentet e Serbisë.
Kadrijaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme nën udhëheqjen e Donika Gërvallës është për keqardhje.
“Kjo padyshim eshte skandal, dhe deshtim i ministrisë se jashtme dhe misionit diplomatik te shtetit tone, me ne krye Ambasadorit Martin Berisha!” – ka shkruar tutje ajo.
Postimi i plotë:
Është për keqardhje se ku është niveli i përfaqesimit, punes dhe agazhimit të dobët të Ministrisë së Puneve të Jashtme të Kosovës, me ne krye Ministren Donika Gërvalla!
Është për tu shqetesuar me rastin e bashkëvendasit tonë, bashkatshetarit tonë Engjell Lekaj, të cilit Ambasada e Shtetit te Kosoves, i rekomandon nxjerrjen dhe pranimin e dokumetave te shtetit Serb,perkunder asaj qe Kosova qe 25 vite eshte e lirë, ndersa ka 16 vite që eshte e pavarur.
Kjo padyshim eshte skandal, dhe deshtim i ministrisë se jashtme dhe misionit diplomatik te shtetit tone, me ne krye Ambasadorit Martin Berisha!
Eshte koha per reflektim sa nuk eshte bere vonē!








