KOSOVËLAJME

Deputetja e LDK-së: Kosova ishte dashur të shkojë në zgjedhje sepse s’ka kryeministër

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Kransiqi, ka thënë se Kosova është dashur të shkojë në zgjedhje meqë “s’ka kryeministër”. Ajo në FRONTAL të T7 ka thënë se Kurti është dorëzuar dhe ka dështuar dhe si rrjedhojë duhet të dorëhiqet.

“Ish deshtë me shku në zgjedhje sepse s’kemi kryeministër. Kurti është dorëzuar dhe ka dështuar. Duhet të dorëhiqet. As s’ka ardhë në kuvend të përgjigjet. Kjo Qeveri është dorëzuar, presim dorëheqjen e tij”, ka thënë ajo, shkruan Express.

Florenti Company
Market Florenti
Koha

Deputetja e LDK thotë se edhe vetë Kurti e ka parë që s’është duke bërë asgjë dhe se s’mbahet mend asnjë punë që Qeveria Kurti e ka nisur dhe e ka përfunduar deri në fund përgjatë këtyre tri viteve.

“Edhe vetë Kurti po e sheh që s’është tu bo asgjë. S’mbahet një punë që e ka nis kjo Qeveri e që po përfundon”, ka thënë ajo./Express/