Medi
02LAJME

Deputetja Sala Jashari viziton Kryetarin Idrizi, dhuron flamurin kombëtar si simbol fitoreje

Në kuadër të vizitave uruese për fillimin e mandatit të ri, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pritur në zyrën e tij deputeten e re të Kuvendit të Kosovës, Sala Jashari, shkruan Mitropol.

Sipas njoftimit të kryetarit Idrizi, deputetja Jashari ka qenë pjesë e shumicës së aktiviteteve të PDK-së në mbështetje të tij dhe ekipit të komunës. Ai u shpreh mirënjohës për angazhimin e saj, duke theksuar se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në mandatin e ri.

Premium Store

Gjatë takimit, deputetja Jashari e nderoi kryetarin me një dhuratë simbolike, flamurin kombëtar shqiptar. Idrizi tha se ky flamur do të valojë krenar në Vushtrri, si një shenjë respekti dhe kujtimi nga familja heroike Jashari./Mitropol/

Koha