02LAJME

“Deshe uniformën edhe ki punë me mu…”/ Mitrovicasi e kërcënon policin që e gjobiti për kundërvajtje

Foto ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpesh herë pakënaqësitë e tyre kalojnë në kërcënime, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.

Me një rast të tillë është përballur një zyrtar policor teksa po patrullonte në Mitrovicë.

Florenti Company
Koha
Market Florenti
Market Florenti

Gjithçka ka ndodhur pasi polici e ka ndalur të dyshuarin për kontroll dhe verifikim sepse i njëjti po e drejtonte veturën pa targa, mëson Sinjali.

Për pasojë, zyrtari policor e ka gjobitur për kundërvajtje dhe kjo si duket e ka nervozuar shoferin e dyshuar.

Në shenjë revolte, i dyshuari e ka kërcënuar policin, duke e paralajmëruar se do ta pësojë keq, posa të jetë jashtë detyrës zyrtare.

Përballë kësaj situate, Policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij.

Pas përfundimit të procedurave policor, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje ndaj personit zyrtar’.