02KOSOVËLAJME

DETAJE EKSKLUZIVE: Kjo ishte gjendja në të cilën gruaja 63 vjeçare u nxorr e vdekur nga liqeni

Mëngjesin e sotëm Mitropol raportoi ekskluzivisht se një trup që dyshohej se nuk pati shenja jete u nxorr nga Liqeni Akumulues në Mitrovicë.

Mitropol ka arritur të sigurojë fotografi nga momenti kur qytetarët bashkë me Policinë e Kosovës tërhoqën trupin dhe e nxorrën nga uji me ndihmën e litarëve.

Florenti Company
Koha
Market Florenti

Policia e Kosovës pastaj konfirmoi për “Mitropol” se trupi që u nxorr nga ujërat ishte pa shenja jete dhe ishte trup i një gruaje rreth 63 vjeçare.

“Rreth orës 07:30, Policia ka pranuar informatën se  viktima femër rreth 63 vjeçare, ka rënë në lumin Ibër, viktima është nxjerrë nga lumi pa shenja jete.”, tha Avni Zahiti, zëdhënës i PK për “Mitropol”.

Në vendin e ngjarjes arritën menjëherë edhe ekipi i Emergjencës me auto-ambulancë.

Paraprakisht, trupi i pajetë u tërhoq dhe u soll deri në breg nga zjarrëfikësi Fisnik Syla dhe qytetari Fisnik Rexhepi, pronar i një lokali pranë Liqenit Akumulues.

Siç mëson “Mitropol”, deri në momentin që trupi u nxor nga uji, viktima kishte shtrënguar në dorë telefonin celular, i cili i ra nga dora vetëm kur arriti tek bregu.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Mitropol/