KFC
02KOSOVËLAJME

Detaje ekskluzive nga rasti i fajdes në Mitrovicë: Për 11 mijë euro i kërkoi 25 mijë, lirohet personi i dyshuar

Dukuria e fajdesë, që nënkupton huazimin e parave të cilat më pas duhet të kthehen me interes shumë të lartë, përveç se përbën vepër penale, është mjaft shqetësuese dhe e rrezikshme. Të tilla raste janë shumë të shpeshta në vendin tonë dhe kjo po dëshmohet me arrestimin e personave që përfshihen në këtë veprimtari. Për një rast të tillë, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka iniciuar hetim pas denoncimit të një rasti.

KFC

Raportimi i një 35-vjeçari në Mitrovicë në fund të janarit, i cili pretendoi se është viktimë e fajdesë,  aktivizoi Policinë dhe si rezultat, u identifikua personi i dyshuar dhe i njejti përfundoi në Polici.

TEB

Sinjali mëson se i dyshuari në këtë rast është I.H dhe ndaj tij, Prokurori i Shtetit nuk ka urdhëruar fare masën e ndalimit policor dhe si rrjedhojë i dyshuari është lënë i lirë.

Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Mitrovicë.

Cilat janë detajet nga denoncimi i të riut mitrovicas, i cili kërkoi ndihmën e Policisë?

Siç merr vesh Sinjali, fillimisht i dyshuari ia kishte dhënë një shumë të parave viktimës dhe disa vetura, e më pas e ka kërcënuar që t’ia kthejë borxhin në vlerë më të madhe se paratë që ia dha hua.

Bazuar në dëshminë e viktimës, nga i dyshuari ka marrë vetura borxh në vlerë prej mbi 10 mijë euro, ndërsa për të njëjtat i janë kërkuar kthim 25 mijë euro.

Njësia e hetimeve ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka siguruar prezencën e të dyshuarit, i cili ka dhënë deklaratën e tij para hetuesve policorë.

Prokurori i Shtetit e ka liruar më pas, për t’u hetuar në procedurë të rregullt, për veprën penale “Fajdeja”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Market Florenti