
Gjatë ditës së sotme Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka mbajtur një konferencë për media ku ka dhënë detaje të shumta mbi procesin e pajisjes së Kosovës me vaksina, shkruan Mitropol.
Në këtë konferencë Ministri Vitia lajmroi se nga përdorimi Kosova ka larguar plotë 133.234 vaksina të kompanisë AstraZeneca për të cilat u theksua se u ka dalur afati.
Në vazhdim Ministri Vitia dha edhe informacione të detajizuara për furnizimin e Kosovës me vaksina. Kosova në ditët dhe javët në vazhdim do të pajiset me:
- 465.000 vaksina Pfizer nga ShBA-ja dhe 150.000 vaksina Astra Zeneca nga Gjermania, që pritet të vinë në javën e ardhshme.
- Pas dy javësh pritet të vijnë 100,000 vaksina AstraZeneca nga Italia.
- Çdo javë vijnë mesatarisht nga 55,000 vaksina Pfizer nga kontrata jonë me ta.
Ministri Vitia theksoi se deri në fund të muajit do t’i kemi rreth 930,000 vaksina. Teksa po ashtu qytetarët njoftohen se nga 12 shtatori do të fillojë vaksinimi edhe të dielave. /Mitropol/








