
Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se kanë ndërruar jetë 14 persona, shkruan Mitropol.
Këta persona ndërruan jetë pasi nuk arritën t’i bëjnë ballë dëmeve qe u shkaktoi virusi covid-19.
Viktimat janë nga qytetet si: Prishtina, Ferizaji, Lipjani, Suhareka, Klina, Vushtrria, Peja, Deçani, Gjilani dhe Prizreni.
Bazuar në infografikën e MSH’së, një prej viktimave i takon grupmoshës 30-39 vjeç, dy viktima janë të grupmoshës 40-49, një viktimë e grupmoshës 50-59, dy viktima janë të grupmoshës 60-69 vjeç, shtatë viktima të grupmoshës 70-79 vjeç dhe një viktimë është e moshës mbi 80-vjeçare.







