
Mbrëmë rreth orës 23:00 një person i armatosur shkrepi rreth 10 plumba tek hyrja e marketit “Bamex” në lagjen Ilirida (ish-Tavnik) të Mitrovicës, shkruan “Mitropol”.
Personi që gjuajti me armë automatik AK-47 raportohet se ndodhej brenda veturës kur shkrepi rreth 10 plumba.
“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjete dhe sekuestruar 10 gëzhoja të fishekëve të cilat dyshohet se i përkasin armës automatik AK- 47.”, thuhet në raportin policor.
Nga rasti në fjalë nuk pati të lënduar, gjersa rasti në procedurë hetimore.
Mitropol mbrëmë ishte në vendin e ngjarjes dhe raprtoi drejtpërdrejt nga aty.