Medi
KOSOVËLAJME

Detaje nga rrëmbimi i 64-vjeçarit në Prishtinë, një person dyshohet se e mbajti në mal disa orë

Denoncimi i një rasti të rrëmbimit në Prishtinë ka aktivizuar Policinë mbrëmjen e së hënës, për të marrë informacione dhe për ta gjetur personin që dyshohej se ishte kidnapuar. Detajet e rastit u zbuluan pasi viktima u paraqit vet në stacion policor, teksa tashmë është iniciuar hetim për zbardhjen e ngjarjes.

Siç merr vesh Sinjali, bëhet fjalë për një 64-vjeçar, i cili dyshohet se është rrëmbyer gjatë ditës së djeshme nga një person, për motive akoma të panjohura.

Aurora Group

Në bazë të informacioneve të para, rasti është raportuar nga një qytetar, i cili ka deklaruar se miku i tij – viktima, është rrëmbyer dhe është dërguar në një mal, afër Prishtinës.

Posa Policia është njoftuar për rastin, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme, por që viktima nuk është hasur, derisa i njëjti shkoi vet në stacion dhe dha deklaratën e tij.

Lidhur me rastin, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e hetimit në drejtim të veprës penale “Rrëmbimi” dhe identifikimin e personit të dyshuar.

Weelnes