Detaje të reja ekskluzive nga vrasja: Pronari nuk u rrezistoi hajnave, e qëlluan në fyt gjatë ikjes

Ora 22:30 e natës së mbrëmshme ishte tragjike për Ali Malokun, 68 vjeçari i cili mbeti i vrarë në marketin e tij në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, shkruan Mitropol.
Gjatë ditës sot janë zbuluar vazhdimisht detaje të reja në lidhje me rastin gjersa Mitropol raportoi ekskluzivisht me informatat që mori nga dëshmitarët e rastit se Maloku u qëllua me dy plumba, një herë në fty dhe një herë në bark.
Siç kanë pohuar dëshmitarët për Mitropol, Maloku nuk u vra në rezistencë ndaj dy grabitësve, Gramos Rexha, 19 vjeçar, dhe Muhamet Hasani, 30 vjeçar.
Ata thonë për Mitropol se Maloku u qëllua pasi hajnat u larguan pak nga lokali, e që pronari i lokalit doli për t’i përcjellur, me ç’rast pësoi nga plumbat.
I ndjeri vdiq nga gjakderdhja e madhe që pati si rrjedhojë e plagosjes.
Vrasja e 68-vjeçarit, Ali Maloku, ndodhi në shitoren që e kishte mbajtur hapur për 20 vite rresht. Krimi ndodhi gjatë kohës sa Mitrovica po përballej me reduktime të energjisë elektrike.
I ndjeri zakonisht mbante lokalin hapur deri në ora 23:00./Mitropol/








