Detaje të reja: Nxënësi që therri nxënësen në SHFMU “Nonda Bulka” dje ishte transferuar nga SHFMU “Abdullah Shabani” për shkak të sjelljeve problematike

Një therrje me thikë ka ndodhur dje mes nxënësve të SHFMU “Nonda Bulka” në orët e pasdites, rast ky për të cilin dje raportoi ekskluzivisht Mitropol.
Rasti u konfirmuar për “Mitropol” nga drejtoresha e shkollës, Afërdita Aliu.
Drejtoresha tha se një nxënës i klasës së shtatë e ka therrë me thikë një nxënëse të klasës së nëntë në këtë shkollë, e cila në mungesë të objektit të vet vijon mësimet në objektin e shkollës fillore “Eqrem Çabej”.
“Rasti ka ndodhë veç si lojë hajgare, pa ndonjë tendencë. Nxënësi nuk është problematik”, deklaroi mes tjerash dje ajo për “Mitropol”.
Por, “Mitropol” ka arritur të mësoj nga burime të veta se nxënësi që ka therrur me thikë nxënësen e klasës së nëntë është fëmijë problematik.
I njejti është transferuar nga shkolla fillore “Abdullah Shabani” në shkollën “Nonda Bulka” për shkak të sjelljeve problematike.
Drejtoresha tha se nxënësja ka marrë trajtim mjekësor dhe se nuk ka pasur ndonjë lëndim serioz përveç një gërvishtje të lehtë.
Tutje drejtoresha shtoi se vet ajo e ka raportuar rastin në polici.
Raportimi i rastit nga Mitropol ka ngjallur reagime të shumta në mesin e prindërve të cilët kanë kërkuar masa konkrete nga Drejtoria e Arsimit por poashtu e kanë vlerësuar si skandaloze deklaratën e drejtoreshës së shkollës në lidhje me rastin./Mitropol/







