Active 2
EKONOMILAJME

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë padit ZRRE-në mbi çështjen e liberalizimit të tregut të energjisë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës ka dorëzuar padi ligjore ndaj ZRRE-së për shkak të shkeljeve në procesin e  liberazimit të tregut, shkruan Mitropol.

Kjo organizatë thotë se vendimi për liberalizim të tregut është marrë pa konsultime paraprake me biznese, e ndër tjera pa, një analizë të tregut.

Aquapark 2

Për më tepër, përkundër deklarimeve publike se tregu është liberalizuar dhe se janë të hapura mundësi të shumta për furnizim, aktualisht është vetëm një kompani – KESCO – e cila po dërgon oferta për furnizim të bizneseve. Kjo bie ndesh me vetë thelbin e liberalizimit dhe e shndërron këtë proces në një monopol të fshehur, duke rritur rrezikun për abuzim me çmime dhe cilësi të shërbimit.” shkruan organizata përkatëse./Mitropol/.

Pellini