02LAJME

Dhunë në një familje në Vushtrri: Xhelozia i fut në sherr burrë e grua, denoncohet rasti në Polici

Dyshimet për tradhti dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre apo edhe anëtarët e tjerë të familje. Një rast i tillë po dyshohet se ka ndodhur në vazhdimësi qe disa muaj në një familje në Vushtrri, ku viktimë është një 43-vjeçare.

Siç mëson Sinjali rastin e ka denoncuar gruaja, e cila ka kërkuar ndihmë nga Policia, për shkak të dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj, si pasojë e xhelozisë së tij.

Market Florenti
Florenti Company
Koha

Rasti i fundit dyshohet të ketë ndodhur sot, kur i dyshuari ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj gruas së tij, të cilës i ka kërkuar edhe të largohet nga shtëpia.

Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur të raportojë rastin në Polici dhe si rezultat i denoncimit, njësitet policore kanë intervenuar në shtëpinë e tyre.

Burri i dyshuar është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku e ka mohuar veprën me të cilën ngarkohet.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’, kurse viktima ka shkuar te familja e saj.