
Ndër fenomenet më shqetësuese në vendin tonë janë dhuna dhe vrasjet e grave.E jo të rralla janë rastet kur ndaj grave ushtrohet dhunë fizike ose psikike nga bashkëshortët dhe familjarët e tyre.
Një rast i tillë ka ndodhur në Mitrovicën veriore, ku gjatë ditës së djeshme një grua ka denoncuar në polici bashkëshortin dhe dy prindërit e tij.
Ajo ka raportuar në polici se ndaj saj është ushtruar dhunë psikike nga bashkëshorti i saj dhe dy prindërit e tij, shkruan Mitropol.
Siç njofon policia, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar me procedurë të rregullt./Mitropol/







