Aurora Group
02LAJME

Dhunohet një grua në Mitrovicë në ora 02:00 të natës, i dyshuari lirohet

Rastet e dhunimeve në Kosovë sa shkojnë e bëhen më të shpeshta, përkundër kampanjave, thirrjeve e protestave të shumta që organizohen në vend në lidhje me këtë fenomen, shkruan “Mitropol”.

Viktima e radhës e dhunimit është një grua nga Mitrovica e cila është keqtrajtuar seksualisht nga një burrë dy netë më parë.

Premium Store

Rasti raportohet se ka ndodhur rreth orës 02:00 të mbrëmjes.

I dyshuari është arrestuar nën dyshimet se ka keqtrajtuar seksualisht viktimën femër kosovre.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Mitropol/

Active 1