
Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka takuar Drejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani, me të cilin diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjen e sigurisë në institucionet korrektuese.
Në takim, u theksua rëndësia e koordinimit të veprimeve mes Shërbimit Korrektues dhe Policisë për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të burgosurit dhe stafin.