Active 2
KOSOVËLAJME

Digjet vetura në Emshir të Prishtinës, pronari ndodhej brenda saj (VIDEO)

Rreth orës 18:45 në lagjen e Emshirit përkatësisht tek kullat e Arabëve në Prishtinë është dëgjuar një shpërthim i cili kishte ardhur si shkas i djegies së pjesës së një automjeti, njofton “Motropol”.

Fatmirësisht nga ky shpërthim nuk pati asnjë të lënduar ani pse drejtuesi i automjetit kishte qenë brenda saj.

London

Siç bënë të ditur disa nga dëshmitarët e rastit për “Mitropol” gjersa pronari i automjetit po tentonte ta ndizte veturën ajo shpërtheu në pjesën e përparme dhe filloi të merrte flakë.

Banorët e lagjës tentuan të ndalnin zjarrin mirëpo tentimi ishte i pasuksesshëm deri në momentin e ndërhyrjes së zjarrëfikësave.

Në vendin e ngjarjes dolën edhe Policia e Kosovës dhe hetimet e tyre në zbardhjen e arsyeve të rastit vazhdojnë./Mitropol/

VIDEO

Pellini